Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Arben Fagu

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Lajm i hidhur për sportin shqiptar.

Është ndarë nga jetë para kohe legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu.

Ish-basketbollisti i famshëm, vëllai i të tjetër ikone të koshit, Agim Fagu (djali i Besim Fagut, themelues i klubit të Partizanit), mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të premteje, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Arben Fagu përveçse një sportist elitar, është shquar edhe si trajner dhe specialist, teksa ka drejtuar edhe Kombëtaren Shqiptare.

Gjithashtu, Fagu ka dhënë kontribut si pedagog në Universitetin e Sporteve. /SS

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme