Sportistët e Kosovës do të jenë të veshur bardhë e kaltër në Lojërat Olimpike në Tokio

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 16:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bën prezantimin e uniformës së ekipit olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha se ngjyrat bazë të uniformave janë bardhë e kaltër.

“Sot e kemi prezantimin e uniformave të Komitetit Olimpik të Kosovës. Ne kemi pranuar sasi të konsiderueshme të uniformave ku kualiteti ka qenë mjaft i mirë dhe na kanë ardhur me kohe. Kosova merr pjesë me 11 atletë në Tokyo 2020 dhe 6 norma olimpike. Element bazë janë ngjyrat e flamurit bardh, katërt. Ekipi jonë do të jetë në Tokyo me ngjyra të flamurit”.

Sportisti në mundje, Egzon Shala, tha se janë të përgatitur mjaftueshëm për Lojërat Olimpike.

“Është hera e parë që jemi duke udhëtuar në gara kaq të rëndësishme dhe ka simbolet e lashta ilire dhe jemi përgatitur qe një kohë për këto gara dhe besojë se do të kemi sukses dhe pritjet tona janë se do të futemi në garën e medaljes”.

Trajneri, Besim Brahimi, shtoi se jemi duke i bërë përgatitjet në Kosovë.

“Janë duke na ecur mirë dhe falënderojë KOK për përkrahje si grup i boksit dhe pres t’i sjellim medalje”.

Përfaqësuesja i laboratorit “Olive”, Antigona Cenaj tha se në emër të laborantit ndihemi të lumtur për këtë bashkëpunim.

“Edhe ne kemi të njëjtin synim të jemi kampion në fushën tonë”.

Dhe krejt në fund nënshkruan kontratë 4 vjeçare e KOK-ut me laboratorin “Olive”.

No description available.
No description available.

Të ngjashme