Sportistët e Taekwondos nisen për Bullgari, presin medalje

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 13:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

35 sportistë të Taekwondos janë nisur për në Bullgari, ku do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik.

Në këtë kampionat marrin pjesë 12 shtete dhe pritshmëritë e sportistë kosovarë janë shumë të mëdha.

Aty doli t’i takojë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai nuk pranoi të flasë para medieve.

Enis Cafleshi sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Taekwondos ka treguar për EkonomiaOnline për pritshmëritë e këtij kampionati, ku ka thënë se vitin tjetër shpreson që ta organizojnë në Kosovë.

“Ne në Bullgari marrim pjesë në kampionatin ballkanik dhe është hera e parë që ne udhëtojmë kaq masovisht. Prej Kosovës marrim pjesë gjashtë klube me 35 sportistë dhe 10 zyrtarë. Ky kampionat është shumë i madh dhe këtë herë marrin pjesë 12 shtete dhe vitin tjetër shpresojmë që ta organizojmë edhe ne në Kosovë”, ka thënë ai

E sa i përket përkrahjes së institucioneve shtetërore, ai ka thënë se përkrahje ka marrë nga ministria e Sportit, ku përkrahja është bërë në mënyrë të subvencioneve.

E Valmir Fetiu drejtori i Federatës së Taekwondos, është shprehur optimist se sportistët në këtë kampionat do të kenë sukses.

“Ne presim sa më shumë medalje ballkanike, zakonisht presim prej juniorëve dhe kadetëve që të kenë një sukses sa më të madh. Po ashtu ata që do të marrin medalje të arta dhe të bronzta do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës edhe në kampionatin evropian që do të mbahet Spanjë me 1 tetor. Në këtë kampionat secili klub në Kosovë i ka garues. Sportistët tanë janë shumë të përgatitur në maksimum”, ka thënë Fetiu.

Njomza Nuraj sportiste e Akademisë së Taekwondos “Tigër”, ka thënë se në këtë kampionat minimumi do të jetë vendi i tretë, por që synim i tyre mbetet vendi i parë.

“Është hera e parë që marrim pjesë kolektivisht si Kosova në një kampionat të tillë mirëpo shpresojmë që mos të jetë i fundit edhe po presim rezultatet të mira. Jemi përgatitur në një nivel mjaftë mirë me përfaqësua Kosovën, normalisht që këto përgatitje nuk janë mjaftueshëm, mirëpo sa për këtë kampionat jemi mjaftueshëm”, ka thënë ajo.

Të ngjashme