Sportisti rus e ndërron kombësinë dhe bëhet francez që të jetë i pranishëm në gara

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Sportistët rusë po bëjnë gjithçka që është e mundur vetëm për të mos ju mohuar e drejta për të garuar dhe për ta bërë punën që dinë ta bëjnë më së miri.

Një sportist rus madje ka shkuar aq larg, sa që e ka ndërruar kombësinë e tij.

Kjo është historia e Pavel Sivakov, çiklistit të ekipit INEOS Grenadiers, njoftojnë mediat e huaja.

Ai është lindur si rus, por nga mosha njëvjeçare jeton në Francë.

Për këtë arsye, Sivakov ka kërkuar që të përshpejtohet koha e praktikave burokratike pas nisjes së luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Nga sot e tutje, ai do të garojë me flamurin francez.

E sportistët tjerë rusë nuk e kanë fatin e tij dhe atyre do t’ju mohohet për një kohë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Të ngjashme