Sqarohen rregullat e reja të futbollit: Prekjet me dorë, penalltitë e kartonët

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Në shkurt, Bordi Ndërkombëtar i Shoqata të Futbollit (IFAB), që është organi qeverisës i FIFA-s, i aprovoi rregullat e reja në futboll, të cilat do të aplikohen nga 1 korriku.

Këto rregulla janë zyrtarisht qysh nga e mërkura dhe tani janë sqaruar shumë prej tyre.

Ajo që i ka rënë më së shumti në sy tifozëve të futbollit se asgjë nuk është ndryshuar sa i përket rregullave për pozitë jashtë loje, që janë kritikuar shumë kohët e fundit, përveç se IFAB ka thënë se “dëshiron t’i modifikojë këto rregulla për ta inkurajuar futbollin sulmues dhe shënimin e golave”, transmeton Gazeta Express.

IFAB po tenton t’i ndalojë edhe grumbullimet e shumta të futbollistëve rreth gjyqtarëve, mirëpo në Asamblenë e 134-të në Belfast, tema kryesore ishte sa u përket prekjeve me dorë. IFAB dëshironte ta bënte të qartë që prekje me dorë konsiderohet çdo prekje përtej nënsqetullave.

“Nëse një lojtar e prek topin me dorë aksidentalisht, do të konsiderohet e parregullt vetëm nëse ai aksion përfundon me gol ose me rast të mirë për të shënuar gol”, thuhet në raportin e IFAB.

“Nëse aksione zgjatet dhe bëhen disa prekje me dorë para se të shënohet goli, prekja aksidentale me dorë nuk do të konsiderohet e rregullt”.

Të ngjashme