Stadiumet e ‘Euro 2020’: Hampden Park – Glasgou

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Lokacioni: Mount Florida, Glasgou, Skoci

Kapaciteti: 51.866 (futboll); 44.000 (atletikë)

Pjesëmarrje rekorde: 149.547 (Skoci-Angli, 17 prill 1937)

Hampden Park (rëndom i quajtur vetëm si Hampden) është një stadium futbolli në zonën Mount Florida në Glasgou të Skocisë.

Me një kapacitet prej 51.866 vendesh, ky është stadiumi ku luan ekipi përfaqësues i Skocisë, ndërsa për më shumë se një shekull ka qenë edhe shtëpia e klubit Queen’s Park.

I hapur për herë të parë në vitin 1903, Hampden ka qenë stadiumi më i madh në botë asokohe më mbi 100.000 vende, ndërsa në periudhën 1927-1937, kapaciteti është rritur deri në 150.000.

Në vitin 1977 kapaciteti u zvogëlua në 81,000, ndërsa më vonë u rinovua sërish, në vitin 1999 duke e ulur akoma më shumë kapacitetin.

Në këtë stadium janë zhvilluar tri finale të mëdha të Ligës së Kampionëve, dy të Kupës së Kupave dhe një të Kupës UEFA.

Është stadium në kategorinë e katërt sipas standardeve të UEFA-s, ndërsa do të jetë nikoqir i katër ndeshjeve të ‘Euro 2020’.

Ndeshjet që do të zhvillohen në Hampden Park:

E hënë 14 qershor 2021 – Grupi D: Skocia vs Republika Çeke (14:00, me kohën lokale)
E premte 18 qershor 2021 – Grupi D: Kroaci vs Republika Çeke (17:00, me kohën lokale)
E martë 22 qershor 2021 – Grupi D: Kroaci vs Scotland (20:00, me kohën lokale)
E martë 29 qershor 2021 – 1E vs 3A/B/C/D (20:00, me kohën lokale)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme