Stadiumi 1 miliard eurosh i Milanit dhe Interit, gati më 2024

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Milani dhe Interi raportohet se do të duhet të vendosin vetëm edhe për disa detaje para se ta nisin projektin e ndërtimit të stadiumit të ri, pasi që planifikojnë ta kenë atë gati për vitin 2024.

Dy klubet e kanë ndarë stadiumin San Siro që nga viti 1947, përderisa Interi më parë kishte luajtur në Arena Civica, para se Milani t’ia shiste komunës së Milanos stadiumin San Siro.

Stadiumi ishte rinovuar dhe kishte pësuar ndryshim të madh për Kupën e Botës 1990, ndërsa Milani në vitin 2015 kishte qenë afër të ndahej përfundimisht nga rivali lokal, pasi që dëshironte ta ndërtonte stadiumin e vet.

Megjithatë, tani këto plane kanë ndryshuar dhe dy klubet rivale janë bashkuar për ta ndërtuar një stadium të ri së bashku. Së fundi janë zbuluar edhe dy planet për këtë stadium të ri, përderisa zgjedhja e njërit prej projekteve do të bëhet gjatë verës.

Sapo të aprovohet plani do të fillojnë menjëherë ndërtimet, pasi që dy klubet planifikojnë që ta kenë stadiumi gati më 2024.

Sapo të ketë mundësi të zhvillohen ndeshjet në stadiumin e ri, atëherë do të fillojnë faza e dytë – rindërtimi i San Siros aktual. /ln

Të ngjashme