Stadiumi “Adem Jashari” në gjendje të mjerueshme

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” që dikur krenoheshim me të, sot është totalisht jashtë funksionit.

Nga fotografitë e publikuara në mediat lokale në Mitrovicë shihet se si është katandisur ky vend.

Në stadiumin “Adem Jashari” janë investuar rreth 1 milion euro në vitin 2014, në kohën kur në këtë stadium u zhvillua miqësorja historike për Kombëtaren e Kosovës, ajo ndaj Haitit.

Pavarësisht premtimeve për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, deri më tani shihet se nuk kanë lëvizur fare gjërat në këtë aspekt.

Nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ishte thënë se ky stadium do të jetë gati në qershorin e vitit 2023.

Të ngjashme