Stadiumi i Botërorit 2018 përfshihet nga zjarri

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 14:12 | Nga

Një zjarr ka kapluar të enjten njërin nga stadiumet që do të jetë mikpritës i Kupës së botës në futboll “Rusia 2018”.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Samara, që numëron 1,2 milionë banorë dhe gjendet 850 kilometra në juglindje të Moskës, përcjell Koha Ditore. Ky është rasti i dytë që zjarri kaplon stadiumet në Rusi në shtatë javët e fundit. Një incident i tillë më herët ka ndodhur në Volgograd.

Stadiumi në Samara do të jetë arenë e gjashtë përballjeve në botërorin e vitit të ardhshëm, duke përfshirë edhe çerekfinalen.

“Një pjesë e stadiumit është përfshirë nga flakët të enjten në mëngjes, por ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”, është thënë në një komunikatë të qeverisë ruse.

Rusia do ta organizojë Kupën e Botës nga 14 qershori deri më 15 korrik 2018. Gara do të mbahet në 12 stadiume të shpërndara në 11 qytete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme