Stadiumi “Loro Boriçi” me pamje të re (Foto)

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 12:07 | Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social disa foto nga ndërtimi i stadiumit të ri “Loro Boriçi”, në Shkodër.

“Loro Boriçi i rilindur. Gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018””, shkruan Rama.

Sipas shefit të qeverisë ky është një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Kombëtarja e re e Kosovës.

“Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku”, thekson Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme