Stadiumi i Pejës është i vogël për festën e madhe të paralajmëruar

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 09:09 | Nga

Interesimi për ta përcjellë ndeshjen e fundit kampionale të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës e Dritës, ku edhe do të vendoset kampioni i ri, është shumë i madh. Në fakt, shumë herë më i madh se që mund të pranojë stadiumi pa tribunë kryesore në Pejë – “Shahin Haxhiislami”, ku do të luhet ndeshja të dielën (16:00).

Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” ka paralajmëruar se do të udhëtojnë rreth 3.000 veta në Pejë, por kapaciteti aktual sipas drejtorit të stadiumit në Pejë, Haxhi Zeka, është vetëm 2.500. Dhe kjo nëse tifozët bëhen “duq” dhe rrinë në këmbë. Interesim të madh ka edhe nga Gjilani, ku skuadra e tyre Drita është e favorizuar për të fituar titullin, meqë mban vendin e parë me tri pikë më shumë se Prishtina. Por Drita si mysafire në këtë ndeshje do të ketë shumë më pak hapësirë për tifozë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo llogaritet ndeshja më e madhe e stinorit. Takohen dy skuadrat e para në tabelë dhe për më tepër vendos për kampionin. Ka kohë që kampioni nuk është vendosur në xhiron e fundit në përballje direkte mes dy pretendentëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme