Starova ka synime të mëdha me Ferronikelin

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 10:08 | Nga

Sulejman Starova në fillim të muajit mars u largua nga detyra e trajnerit te Partizani i Tiranës me idenë që të pushojë për një kohë nga loja që ia kushtoi jetën.

Por, ky pushim nuk zgjati më shumë se dy javë, pasi më 20 mars u zyrtarizua si trajner i skuadrës së Ferronikelit, shkruan Koha Ditore.

Projekti, oferta dhe synimet e krerëve të klubit nga Drenasi ia kishin ndërruar mendjen Starovës, i cili nuk hezitoi për të firmosur kontratë. Ai firmosi deri në fund të edicionit, me mundësi vazhdimi edhe për edicionin e ri.

Pasi përfundoi edicioni në Vala Superligën e Kosovës, Ferronikeli e konfirmoi Starovën edhe për edicionin 2018/19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme