Statistika që tregojnë se Man Utd është ekipi më në formë në Premierligë

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Manchester United po shkëlqen në Premierligë, e kjo më së miri dëshmohet nga renditja tabelare. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” janë në vendin e parë me 40 pikë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Fitorja 1:2 ndaj Fulhamit në Premierligë para pesë ditëve e dërgoi rekordin e Manchester Unitedit në 13 ndeshje pa humbje në Premierligë. Prej tyre janë 10 fitore dhe tri barazime.

Gjithsej në 17 ndeshjet e luajtura jashtë “Old Traffordit”, ata kanë 13 fitore dhe katër barazime. Humbja e fundit në udhëtim ishte ndaj Liverpoolit më 19 janar të vitit të kaluar me rezultatin 2:0.

Gjithashtu, në shtatë nga 10 ndeshje në këtë sezon Manchester United ka arritur ta përmbysë rezultatin duke fituar në fund, më shumë se çdo klub tjetër në historinë e Premier League dhe me vetëm gjysmën e ndeshjeve të sezonit të zhvilluara.

Së fundmi, ata eliminuan Liverpoolin nga FA Cup duke e mposhtur me rezultat 3:2 në “Teatrin e Ëndrrave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme