Statistika: Ronaldo apo Lukaku, cili është më vendimtar?

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku do të vihen përballë njëri-tjetrit sonte (e martë) në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Juventusi është nikoqir i Interit në Allianz Stadium, në sfidën e cila do ta vendosë skuadrën finales. Zonja e Vjetër ka përparësi për shkak të fitores prej 2-1 në takimin e parë në Milano.

Lukaku mungoi në sfidën e parë për shkak të pezullimit, ndërsa pritet të startojë për Nerazzurrët në ndeshjen kthyese.

Belgu nuk i ka shënuar kurrë Juves në karrierën e tij, derisa Ronaldo i ka realizuar katër gola në nëntë takime kundër Interit, por nuk i ka shënuar kurrë rivalit në Allianz Stadium.

Portugezi është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon, ku deri më tani i ka shënuar 16 gola, kurse Lukaku i ka dy më pak.

CR7 e ka shënuar nga një gol çdo 90.7 minuta, ndërsa Rom e ka gjetur rrjetën çdo 107.5 minuta. I pari i ka shënuar shtatë gola vendimtar, derisa i dyti pesë sosh.

Ronaldo vs Lukaku

Cristiano Ronaldo
Gola: 16
Paraqitje: 17
Minuta: 1452
Një gol në sa minuta: 90.7
Gola vendimtarë: 7
Pikë të fituara nga golat vendimtarë: 8

Romelu Lukaku
Gola: 14
Paraqitje: 20
Minuta: 1505
Një gol në sa minuta: 107.5
Gola vendimtarë: 5
Pikë të fituara nga golat vendimtarë: 8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme