Statistikat e treshes MSN, Neymar çdo vit e më i dobët

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 14:12 | Nga

Treshja e Barcelonës Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar (MSN) në tre vitet e fundit ka arritur që të fitonte dy tituj të La Ligas, një Ligë të Kampionëve dhe tre tituj të Copa del Rey.
Nga sezoni i ardhshëm kjo treshe nuk do të jetë më, për shkak se Neymar do të largohet nga Barcelona për të kaluar në PSG.

Statistikat e brazilianit nga viti në vit kanë pasur rënie të madhe, sidomos në shënimin e golave.

Neymar në sezonin e parë të MSN kishte shënuar 39 gola në të gjitha garat dhe kishte dhuruar 7 asistime.

Në vitin e dytë Neymar kishte shënuar 31 gola dhe kishte dhuruar 20 asistime, ndërsa në vitin e tretë braziliani shënoi vetëm 20 gola dhe dhuroi 21 asistime.

Rënie në vitin e fundit kishte pasur edhe Luis Suarez, i cili nga 59 gola, kishte rënë në 37 gola, ndërsa Leo Messi kishte pasur rritje nga 41 gola në 54 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme