Sterling mbështet protestat kundër racizmit

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka mbështetur protestat anti-racizëm në Britani, që kanë filluar pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në paraburgim të policisë në Minneapolis të SHBA-së.

“Sëmundja e vetme tash është racizmi të cilin po e luftojmë”, ka thënë Sterling në një intervistë për BBC. “Si për pandeminë e koronavirusit, ne duam të gjejmë një zgjidhje për ta ndalur. Në të njëjtën kohë, kjo është ajo që po bëjnë gjithë këta protestues. Po mundohen të gjejnë një zgjidhje dhe një mënyrë për të ndalur padrejtësinë. Përderisa e bëjnë këtë në mënyrë paqësore dhe të sigurt dhe asnjëri të mos lëndohet e të mos ketë thyerje të shitoreve, atëherë është në rregull”.

Mijëra janë mbledhur në Londër dhe qytete tjera në Britani në protestën “Black Lives Matter” pas vdekjes së Floydit më 25 maj. Protestat në SHBA kanë eskaluar edhe në dhunë.

Floyd vdiq pasi një polic nga Minneapolisi i kishte mbajtur gjurin në qafë për afro nëntë minuta. Floyd kishte treguar disa herë se nuk po mund të marrë frymë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme