Sterling: Real Madridi është klub fantastik, por jam i lumtur në Man City

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anësor anglez Raheem Sterling e ka lavdëruar Real Madridin duke e cilësuar si klub fantastik, mirëpo ka insistuar se ai është i lumtur në Manchester City.

Real Madridi u interesua për Raheem Sterling vetëm pak ditë para se Manchester City të dënohej me dy vjet pezullim nga garat evropiane nga UEFA. Trajneri Zinedine Zidane do të ketë mundësi ta monitorojë nga afër anglezin gjatë javës së ardhshme, kur dy klubet të takohen për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

25-vjeçari, i cili tha se do të qëndronte në Manchester City menjëherë pasi klubit iu dha dënimi nga UEFA, u fotografua duke e mbajtur në njërin krah një fanellë të Real Madridit e një tjetër atë të Manchester Cityt për intervistën e dhënë për AS.

“A e shoh veten në skuadrën e Real Madridit? Është njëra nga ato gjërat… tani jam lojtar i Cityt dhe jam shumë i lumtur. Por, unë mund të them se Real Madridi është klub fantastik”, ka thënë Sterling.

“Kur e sheh fanellën e bardhë, menjëherë e di se për cilin klub bëhet fjalë. Por, në të njëjtën kohë, unë kam kontratë me Cityn dhe duhet ta respektoj atë. Por, Real Madridi është një klub fantastik”.

“Spekulimet e tilla i shohim gjithmonë, por unë jam lojtar i Manchester Cityt dhe jam duke e shijuar këtë për momentin, edhe pse gjërat s’na kanë shkuar siç kemi dashur në ligë. Tani e kemi një mundësi të madhe në Ligën e Kampionëve”,.

“Unë vazhdoj të them se Real Madridi është një klub fantastik; moti është shumë i këndshëm, por unë vazhdoj edhe të them se jam shumë i lumtur në Manchester City”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme