“Sterlingu është një nga top pesë lojtarët në botë”

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Raheem Sterling është një nga pesë lojtarët më të mirë aktualisht në botë.

24 vjeçari anglez shënoi “hat-trickun” e parë të tij në Ligën e Kampionëv në fitoren prej 5 me 1 të Manchester Cityt ndaj Atalantas, transmeton Koha.net.

“Kemi filluar të mbesim pa fjalë të mëdha për të. Ai është një futbollist i ri anglez që ka luajtur shumë ndeshje. Ende po përmirësohet dhe po e pasuron lojën e tij. Ai ka nuhatjen e një sulmuesi për të arritur në zona të caktuara. Aktualisht është një nga top pesë lojtarët më të mirë në botë. Definitivisht, pa marrë parasysh se kënd e përmendi. Ndikimin që po e ka, golat që po i shënon është e pamundur ta mbash jashtë atë”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

Ferdinand beson se çelësi për këtë sukses të Sterlingut është trajneri i tij, Pep Guardiola prej të cilit ka mësuar shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme