Stërvitjet në rrethana izolimi dhe frike nga Coronavirusi

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi e ka të pamundur të komunikojë nga afër me futbollistët e ekipit të tij, liderit të Superligës, Ballkanit, ashtu siç kishte bërë pak javë më parë. Por, trajneri Munishi ka gjetur një formë komunikimi me lojtarët e tij në këto rrethana frike nga përhapja e Coronavirusit, pandemi që ka prekur botën.

Ai të mërkurën mbrëma nëpërmjet një video-incizimi të lëshuar në një grup privat me lojtarët, të cilin e posedon edhe gazeta, shprehet i lumtur që futbollistët po i përmbahen me përpikëri programit stërvitor në këto kushte izolimi.

Për ta ruajtur formën fizike gjatë kësaj periudhe kur janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive edhe në Kosovë, futbollistët e Ballkanit kanë nisur të stërviten në forma të ndryshme individualisht.

E stërvitje individuale si të Ballkanit, duke iu shmangur stërvitjeve në grup, po bëjnë edhe futbollistët e 11 klubeve të tjera të Superligës në futboll dhe sporteve të tjera në vend.

Munishi në mesazhin motivues përsërit vazhdimisht dëshirën për t’i takuar. Por, për të mirën e tyre thotë se duhet të shmangen stërvitjet në grup deri në përmirësim të situatës.KohaDitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme