Steven Zhang mohon thashethemet për shitjen e Interit

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka mohuar kategorikisht zërat për një shitje të mundshme të klubit italian.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, familja Zhang i ka dhënë mandat Bankës Rothschild për të gjetur aksionerë të rinj të pakicës për Interin, por pronarët nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së klubit.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të klubit se këto zëra janë të pavërteta dhe pronarët nuk mendojnë shitjen.

Është presidenti Steven Zhang, i cili e ka mohuar raportin me një deklaratë zyrtare të botuar në faqen e Interit në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme