Stinori i ri i futbollit në Turqi do të nisë pa shikues

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Turqisë ka njoftuar se pjesa e parë e stinorit 2020-21 do të luhet pa shikues, duke ndërruar vendimin e javës së kaluar për të lejuar tifozët deri në 30% të kapacitetit të stadiumeve, ka shkruar agjencia Reuters.

Turqia pezulloi edicionin 2019-20 në mars për shkak të pandemisë dhe e rinisi në qershor pa shikues.

Në korrik Istanbul Bashakshehiri e fitoi Superligën për herë të parë, duke thyer dominimin e “Treshes së Madhe” – Fenerbahçe, Galatasaray e Beshiktash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme