Stoke ia merr një pikë Unitedit në Old Trafford

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 15:01 | Nga

Manchester United ka dështuar të vazhdojë serinë e fitoreve në Ligën Premier, pasi në Old Trafford ka barazuar 1-1 ndaj Stoke Cityt.

Skuadra e Mourinhos e filloi takimin në mënyrë dominuese, teksa Stoke u përpoq me kundërsulme të rrezikonte portën kundërshtare.

Vetëm në pjesën e dytë United intensifikoi përpjekjet, kurse në minutën e 67-të Lingard ia liroi vendin Martialit.

Vetëm dy minuta pas inkuadrimit në mënyrë maestrale Martial shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Sidoqoftë, kur të gjithë menduan se United do ta vazhdojë serinë e fitoreve, në skenë u shfaq Joe Allen, i cili na afërsia shënoi për 1-1 dhe barazimin e rezultat (82’).

Deri në fund të takimit United sulmoi shumë dhe madje qëlloi transverzalen me anë të Paul Pogbas, por nuk arriti as se si te goli i fitores.

Pas këtij barazimi United vazhdon të rrëshqasë në tabelë me 13 pikë pas shtatë javësh, pesë më pak se lideri Manchester City që pas pak përballet me Tottenhamin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme