Stones insiston: Ishte penallti për Anglinë

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Anglisë, John Stones insiston që penalltia që i dha mundësinë atyre ta mposhtin Danimarkën dhe të arrin në finale të Euro 2020 kundër Italisë ishte “definitvisht jo kontraverse”. Këto komente ai i bëri pasi që Fabrizio Ravanelli e quajti atë “skandaloze”

Mediat në Itali, Danimarkë, Spanjë dhe Francë të gjitha e kanë kritikuar shumë penalltinë në kohën shtesë për Anglinë, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol vetëm pas rikthimit të topit pasi që Kasper Schmeichel e mbrojti atë. Penalltia erdhi pasi që Raheem Sterling u rrëzua pas një kontakti minimal me njërin nga mbrojtësit danez.

Megjithatë, kur Stones u pyet në konferencën për shtyp nëse mendon edhe ai që penalltia është kontraverse, por ai nuk mendonte kështu.

“Definitvisht jo. Mendoj se ishte penallti. Mund të thoni se jam i njëanshëm po e pashë përsëri dhe mendoj se gjyqtarët morën vendim të drejtë për të, apo VAR e mori vendimin e fundit”.

“Është diçka që nuk dëshiroj që të futen në debat. Por, për mendimin tim ishte vendim i drejtë, vendime të tilla janë marrë për të dyja skuadrat”.

VAR është urdhëruar që mos të intervenojë vetëm nëse ka ndonjë “gabim të qartë dhe të dukshëm” nga gjyqtarët, por ky rast e ka cilësuar teknologjinë e kot pasi që ishte një gabim i dukshëm.

Sot është 15 vjetori kur Italia e fitoi Botërorin e 2006-ës, por ky është finalja e parë e Anglisë për një kohë të gjatë dhe për tifozët anglez – natyrisht edhe për tërë lojtarët e saj.

“Nga jashtë çfarë kam dëgjuar është se Anglia, kurdo që luan apo kontribuon jep gjithçka për fanellën e vendit të saj dhe këtë e ka bërë për shumë vite”, vazhdoi Stones.

“Ne e duam Kombëtaren e Anglisë, tifozët, por të kesh mundësi të luash për të tani, për mua është e mahnitshme. Është rast i madh, kur jemi në Wembley atëherë ky është rast edhe më special – një gjë që vetëm kemi mundur ta ëndërrojmë në fillim të garës”. /GazetaExpress/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme