Stones mbetet te City

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi anglez John Stones do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt edhe për disa vjet. Tabloidi anglez “The Sun” ka njoftuar të martën se drejtuesit e Cityt i kanë ofruar Stonesit kontratë të re pesëvjeçare në vlerë prej 45 milionë eurosh, të cilën pritet ta firmos brenda pak ditëve.

Te City kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e 26-vjeçarit këtë sezon dhe për këtë arsye i kanë ofruar kontratën e re pasi aktualja i skadon vitin e ardhshëm. Me kontratën e re, Stones do të jetë pjesë e skuadrës së Cityt deri në vitin 2026 dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.

Këtë sezon, Stones ka regjistruar 30 paraqitje dhe ka realizuar pesë gola në të gjitha garat. Reprezentuesi i Anglisë është pjesë e Cityt prej vitit 2016 kur iu bashkua nga skuadra e Evertonit dhe deri më tani ka fituar dy tituj kampioni të Anglisë me “Qytetarët”.

Të ngjashme