Strakosha drejt Liverpoolit, Tare mendon për Casillasin

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:29 | Nga

Pas këmbënguljes për Donnarumman e Milanit, Liverpool duket se e ka kaluar tashmë vëmendjen drejt portierit shqiptar të Lazio-s, Thomas Strakosha.

“Tuttomercatoweb” shkruan sot se vëmendja e finalistëve të Champions është zhvendosur tashmë te portieri shqiptar, për të cilin është gati të ofrojë 30 milionë euro.

Edhe pse jemi në hapat e para të një marrëveshje të mundshme mes palëve, Lazio tregohet e kujdesshme dhe menjëherë Tare ka nisur nga puna për një zëvendësues të denjë të gardianit kuqezi.

“Il Messaggero” shkruan se Igli Tare ka hedhur sytë nga Iker Casillas, portieri legjendar i Realit të Madridit, i cili 3 vitet e fundit ka qenë pjesë e Portos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme