Strakosha pëson lëndim të shputës në stërvitje individuale

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Thomas Strakosha ka pësuar lëndim gjatë stërvitjeve individuale me Lazion. Sipas raportimit të mediave italiane, ai ka lënduar shputën, përkatësisht ka pësuar frakturë.

Strakosha duhet të pushojë disa ditë, por sipas mediave të afërta me Lazion, ai pritet të jetë në dispozicion për 13 qershor, kur synohet të rifillojë Serie A.

Prej të hënës pritet që skuadrat italiane të kthehen në stërvitje grupore. Po zhvillohen biseda për përshtatje të protokollit mjekësor. Propozimin e parë nuk e kanë pranuar skuadrat për faktin se parashikohej që skuadrat të izolohen për 15 ditë në rast të paraqitjes së ndonjë rasti me koronavirus. Skuadrat insistojnë që vetëm të prekurit të izolohen e jo të gjithë lojtarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme