Strakosha portieri i muajit në Serie A

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Lazio arriti të merrte një fitore të rëndësishme në “San Siro” pak ditë më parë, duke mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 skuadrën e Interit.

Më i dalluari në atë takim me paraqitjen e tij, ishte portieri shqiptar Thomas Strakosha, që arriti të evitonte disa raste të rrezikshme dhe gola thuajse të sigurt.

Ai u vlerësua nga mediat italiane si lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërkohë që “gianlucadimarzio.com” e vlerëson edhe si portierin më të mirë të muajit.

Në një renditje me pesë portierët që duhen mundur këtë javë nga “Fantasy Football”, bën pjesë edhe portieri shqiptar.

“Portieri më i mirë i muajit të fundit, ku Lazio e tij ka fluturuar lart në këto javë. Kundërshtari i radhës? SPAL në transfertë të mërkurën. Me Strakoshën në portë, duhet të ndihesh më i sigurt”, shkruhej në përshkrimin që i është Strakoshës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme