Streetball Kosova zhvillon edicionin e 22-të, nderon Kobe Bryant e Edmond Azemin

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Streetball Kosova këtë vit do të zhvillojë edicionin e njëzet e dytë me radhë, raporton Ekonomia Online. Agon Fehmiu, organizator i këtij eventi në një konferencë për media ka bërë të ditura detajet e zhvillimit të garave.

Ai tha se gara do të mbahet të premten dhe do të marrin pjesë 12 ekipe në ndara në katër grupe.

Këtë vit Fehmiu ka bërë të ditur se në kuadër të këtij aktivitetit do të nderohet legjenda e basketbollit lojtari i NBA-së, Kobe Bryant, i cili humbi jetën tragjikisht.

Por ndeshje do të zhvillohet edhe për ish-kapitenit e Prishtinës, Edmond Azemin.

Ai më tej ka bërë të ditur se edhe Golden Eagle do të mbështesë këtë garë.

“Garat do të mbahen të premten, garat fillojnë në ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”, marrin pjesë 12 klube të ndara në katër grupe sipas sistemit të FIBA-së”.

“Do të ketë edhe një ndeshje të Meraklive të Streetball. Jemi në prag të 24 gushtit, numrin 24 dhe 8 i ka bartur Kobe Bryant dhe me 24 gusht do të zhvillohet një turne në kujtim të tij, edhe ne do ta shënojmë këtë datë”.

“Do të vazhdojmë me duelin e streetbollisteve. Do ta nderojmë edhe Edmon Azemin pas pensionimit, me ndeshjen VIP. Ndeshja do të transmetohet në ART Motion”.

“Edo do të luaj. Edicionin sivjet do ta mbajmë krye këput me ekipe kosovare. I kemi kufizuar me pjesëmarrje ekipet e tjera”.

Kurse Rabie Simnica nga kompania distribuive e brendit “Poli” që do të jetë sponsor gjenral i edicionit të 22 të garës së Streetball Kosova, ka ftuar të gjithë të jenë pjesë kësaj gare, raporton EO.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sportit, e sidomos produktet tona. Jemi përkrahës i eventeve të ndryshme në Evropë”.

Të ngjashme