Suarez: Biseda me Koemanin zgjati vetëm 40 sekonda

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Luis Suarez ka treguar se biseda mes tij dhe trajnerit të Barcelonës zgjati vetëm 40 sekonda.

Futbollisti i Atletico Madrid ka treguar se trajneri i Barcës, i kishte treguar atij se nuk ishte në planet e tij.

Suarez thotë se ishte revoltuar mjaft nga veprimi i Korman.

“Telefonata e Koemanit për të më treguar mua (se nuk isha në planet e tij) zgjati vetëm 40 sekonda. Nuk është ajo mënyra se si duhet t’i thuash lamtumirë një legjende. Së pari ai më tregoi se nuk isha në planet e tij dhe pastaj më tha se, nëse nuk do ta zgjidhja çështjen e kontratës, do të luaja kundër Villarrealit. Atij i mungoi personaliteti për të më treguar qartazi se nuk më donte në ekip apo se ishte në fakt klubi që nuk më donte më”, shkruan Goal.com përcjell Klankosova.tv.

Luis Suarez u hakmor Koemanit fundjavën e kaluar, duke shënuar gol në fitoren e Atleticos 2:0 kundër Barcelonës në La Liga.

Të ngjashme