Suarez dhe Casillas shpërthejnë ndaj gjyqtarit të finales

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 09:25 | Nga

Vijojnë kritikat për gjyqtarin argjentinas  Nesto Pitana.

Kësaj here ka qenë portieri legjendar Iker Kasillas, i cili ka kritikuar hapur 43-vjeçarin për episodin në minutën e 18-të ku Mandzukic shënoi autogol.

Portieri spanjoll nuk e kuptoi pse gjyqtari Pitana akordoi goditje dënimi në favor të Griezmanit që nuk ekzistonte.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj shumë mirë përdorimin e VAR. Gjyqtari sinjalizon një goditje dënimi që nuk ekzistonte në favor të Grizman. Gol i Francës në këtë aksion. Por nuk ndodh asgjë”, shkroi Kasillas në “Twitter”.

Edhe rivalë të përbetuar kur portieri ishte pjesë e Realit, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka ndarë të njëjtin mendim me Kasijasin duke shkruar:

“Ke të drejtë Iker Kasijas dhe përveç kësaj, është Pogba në pozicion jashtë loje që merr pjesë në aksion”, ishte reagimi i Suarez.

Të ngjashme