Suarez: Futbolli do të ishte i dobët pa Messin

Prishtinë | 03 Sht 2016 | 09:36 | Nga

Futbolli nuk është i njëjtë pa Lionel Messin. Kështu shprehet bashkëlojtari i tij te Barcelona, Luis Suarez.

Komentet e uruguaianit vijnë pas kthimit të argjentinasit te përfaqësuesja e tij, ku menjëherë ishte vendimtar pikërisht në ndeshjen ndaj Uruguait.

“Jam i kënaqur (për kthimin e tij), sepse e kam shok dhe e di se çfarë rëndësie ka për të që të jetë pjesë e Argjentinës, por njëherësh jam i kënaqur edhe për futbollin”.

“Turnetë më të mëdha botërore kanë nevojë që pjesë e tyre të jetë futbollisti më i mirë në botë – ky është një rezultat i mirë për të gjithë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme