Suarez ia fiton titullin Atletico Madridit

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Luis Suarez ka qenë emri kryesor i Atletico Madridit pasi që me golin e tij sonte Atletico është kurorëzuar kampion i La Ligas. Atleti mundën me mund të madh Real Valladolidin në ndeshjen e fundit në La Liga me përmbysje rezultati 1-2. Në anën tjetër Real Madridi ka fituar në shtëpi me rezultat 2-1 kundër Villarrealit ndërkaq Barcelona ka fituar kundër Eibarit me rezultat 0-1

Ka përfunduar La Liga e Spanjës, e ku kampion është zgjedhur Atletico Madridi pas një ndeshje spektakulare kundër Real Valladolidit.

Real Valladolid-Atletico Madrid 1-2

Atletico Madridit i është dashur që ta djersitë mirë fanellën në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Real Valladolidit. Atletico e dominoi këtë ndeshje që nga fillimi, por një kundërsulm i Valladolid bëri që këta të kalojnë të parët në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes. Ishte Plano i cili e gjeti vetën para portierit Oblak pas një pasimi të mirë të Marcos Andre. Ai shënoi një gol të bukur me të djathtën e tij, me të cilin rezultat përfundojë edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Atletico e filloi shumë më mirë dhe arriti që të barazoi rezultatin që në minutën e 57-të. Ishte një veprim i mirë individual i Correas i cili goditi topin me të djathtën e tij për të shënuar një gol të bukur. 10 minuta me vonë në skenë do të dilte ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës Luis Suarez që do të përfitonte nga gabimi i mbrojtjes vendase për të shënuar një gol të bukur më të majtën e tij. Pas golit të dytë vendasit u treguan shumë të rrezikshëm dhe disa herë futen në presion skuadrën e Atleticos.

Real Madrid-Villarreal 2-1

Real Madrid nuk arriti që të tregojë se është i denjë për kampion këtë sezon në La Liga, edhe pse e mundi Villarrealin në minutat e fundit të ndeshjes. Ata fituan në shtëpi nga Villarreali. Skuadra e Zinedine Zidane luajti dhe fitoi në fund por në fund kampion u kurorëzua Atletico Madrid. Villarreal shënoi gol në pjesën e parë në minutën e 20 pasi që shënoi Pino në minutën e 20. Në Pjesën e dytë, Real Madrid shënoi gol në minutën e 58, një gol me kokë i Benzemës që u anulua nga VAR shkaku i pozitës jashtëloje. Ndeshja bëhet më interesante kur Benzema do të shënonte gol në minutën e 87-të për ta bërë fundin dramatik, kurse në minutën e dytë shtesë do të shënonte edhe Modric. Në fund, Real Madridi përfundon kampionatin në pozitën e dytë me 84 pikë kurse Villarreal nëse nuk fiton në finale të Europa Ligë, sezonin e ri do të luajë në UEFA Conference League.   

Eibar – Barcelona 0-1

Barcelona e ka fituar ndeshjen e fundit të sezonit me rezultat të ngushtë 0-1. Ishte kjo vetëm një ndeshje për statistika pasi që as Eibar dhe as Barcelona nuk luanin për ndonjë objektiv. Barcelona tashmë është konfirmuar në vendin e tretë në La Liga kurse Eibar sezonin e ri do të luajë në ligën e dytë spanjolle. Pjesa e parë e kësaj ndeshje do të përfundonte me rezultat 0-0 derisa Barcelona do të shënonte gol në minutën e 81-të me anë të Antoine Griezman. Barcelona e përfundon sezonin në La Liga në vendin e tretë me 79 pikë.

Të ngjashme