Suarez: Nuk jemi të kënaqur me lojën tonë në Botëror

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 08:30 | Nga

Uruguai ka arritur edhe fitoren e dytë në kuadër të botërorit për kombëtaret që po zhvillohet në shtetin rus.

Uruguaianët me rezultat identik prej 1-0 kanë mposhtur Arabinë Saudite dhe Egjiptin, në dy takimet e para të grupit A, ku gjendet edhe shteti organizator i kampionatit, Rusia.

Megjithëse kanë shënuar fitore, sulmuesi kryesor i kombëtares amerikano-latine, Luis Suarez se nuk janë “tërësisht të kënaqur” me paraqitjet e tyre në Botëror.

“Nuk jemi tërësisht të kënaqur se si po luajmë në Kupën e Botës. Kemi arritur rezultat të mirë dhe kaluam fazën e grupeve, por ka disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë”.

“Nuk kemi luajtur siç kemi dashur sot. Por mund të jemi krenarë sepse është Botërori i tretë rresht që ne kalojmë në fazën e eliminimit direkt”, ka thënë Suarez pas takimit.

Theksojmë se në ndeshjen e fundit uruguaianët do të takohen me liderin e grupit, Rusinë, ku secila ka nga gjashtë pikë.

Ndryshe, sulmuesi i Barcelonës deri më tani ka shënuar vetëm një gol në botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme