Suarez nuk qëndron te Arsenali, kthehet në La Liga

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Denis Suarez nuk do të vazhdoj të jetë pjesë e Arsenalit.

Mesfushori spanjoll iu bashkua klubit anglez në janar nga Barcelona në huazim me të drejtë blerje.

Suarez nuk ka arritur ta bind trajnerit Unai Emery për ta blerë Arsenali kartonin e tij.

Reprezentuesi spanjoll ka arritur t’i zhvilloj vetëm 95 minuta në gjashtë ndeshje me fanellën e Arsenalit në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës.

25 vjeçari do të rikthehet te Barcelona, por nuk do të qëndrojë gjatë në Camp Nou.

Valencia ka shprehur interesim për huazimin e tij një vjeçar me të drejtë blerje për 10 milionë euro, ofertë që duket se e ka kënaqur Barcelonën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme