Suarez për Ronaldon: Ekipi është gjithmonë më i rëndësishëm se një lojtar

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë në prag të El Clasicos se përkundër faktit se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka lënë boshllëk të madh në sulmin madrilen, prapëseprapë ekipi është shumë më i rëndësishëm se një lojtar i vetëm.

Sulmuesi portugez iu bashkua Juventusit këtë verë dhe është adaptuar me jetën e re në Torino pa problem, ndërkohë që ish-skuadra e tij është duke e ndier mungesën e tij jashtëzakonisht shumë duke thyer edhe një rekord tejet të padëshirueshëm, për mos shënimin e golave, transmeton Express.

“të gjithë e dimë çfarë lojtari është Cristiano Ronaldon, por ekipi është gjithmonë më i rëndësishëm se një lojtari vetëm”, tha Suarez në një intervistë për TV-në zyrtare të Barçës.

“Real Madridi ka lojtarë tjetër të mëdhenj që mund ta bëjnë dallimin”, shtoi ai.

Ai shpjegoi se Barcelona do ta luajë lojën e vet pa menduar se çfarë lojtarësh ka kundërshtari i saj.

Pas 11 viteve, El Clasico i së dielës do të jetë i pari pa praninë e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.

Messi u lëndua javën e kaluar kundër Sevillës dhe si pasojë do të mungojë nesër në El Clasico.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme