Suarez për Ronaldon: Ekipi mbi secilin individ

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë para El Classico-s mes Real Madridit dhe Barcelonës, futbollisti i këtyre të fundit, Luis Suarez, ka thënë se asnjë lojtar nuk mund të ngritet mbi ekipin duke iu referuar Cristiano Ronaldo-s.

Topi i Artë ishte larguar këtë verë nga mbretërit në drejtim të Juventusit, pasi kishte fituar tre tituj me radhë të Ligës së Kampionëve.

“Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është Cristiano Ronaldo, por një ekip është gjithmonë mbi secilin lojtar të vetëm”, ka shpjeguar Suarez në një intervistë për kanalin zyrtar të Barcelonës.

“Ata kanë lojtarë të tjerë të mëdhenj që mund ta bëjnë dallimin”.

“Mund ta luajmë lojën tonë pa menduar se çfarë lojtarë kanë kundërshtarët tanë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme