Sudanezët shpresojnë që revolucioni t’i japë shtytje futbollit

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Ai nuk ka uniformë futbolli apo përkrahje, por futbollisti 17-vjeçar, Emad Salim, shpreson se kryengritja e Sudanit do t’i sjellë shtytje sportit të tij të zemrës dhe do të ndihmojë lojtarët të dalin në skenën botërore.

“Nuk ka infrastrukturë apo pajisje që na duhen”, thotë Salim, djali i një fermeri, para se të godasë topin në një fushë të pluhurosur në një lagje në Khartoum. “Më duhen këpucë, veshje dhe stërvitje adekuate, por nuk ka ndonjë gjë këtu”.

Në perëndim të diellit ndeshje miqësore futbolli luhen nëpër fusha në Khartoum, ku tinejxherët si Salim ngrenë pluhurin lart, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP.

Fushat nuk kanë shënime, janë plot me gropa dhe portat janë pa rrjeta.

“Nuk është askush që të më motivojë mua”, thotë Salim, që është banor i ishullit Tuti, ku bashkohen Nili i Kaltër me Nilin e Bardhë në kryeqendrën Khartoum. “Shpresoj që revolucioni të ndryshojë këtë”. Ai u referohet protestave disamujore që kanë çuar në largimin e presidentit afatgjatë Omar al-Bashir në prill.

Shumë thonë se tri dekada të tiranisë së Bashirit kanë lënë anash sportin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme