Suedezët shpresojnë për kthim të suksesshëm në Botëror

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 09:17 | Nga

Suedia paraqitet për herë të parë në Kupën e Botës që nga viti 2006, ndërsa në Rusi arriti pasi fitoi 1:0 ndaj Italisë në dy ndeshjet e barazhit.

Ekipi i saj për Botëror përfshin gjashtë lojtarë që luajnë në Britani të Madhe. Megjithatë, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, nuk është në skuadër, pas vendimit të tij që të pensionohet nga Përfaqësuesja pas “Euro 2016”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Koreja e Jugut do të luajë në Botërorin e nëntë rresht dhe shpreson të paraqitet më mirë se katër vjet më parë, kur përfundoi e fundit në grup me vetëm një pikë. Në tri ndeshje mori vetëm një barazim 1:1 ndaj Rusisë.

Koreanët kanë fituar vetëm katër prej 10 ndeshjeve kualifikuese në raundin e tretë eliminator të Azisë dhe arritën barazimin e nevojshëm (0:0) ndaj Uzbekistanit në udhëtim në ndeshjen e fundit për të siguruar vendin e tyre në Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme