Suedia merr vendin e parë në Botëror falë Kosovares

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka realizuar gol për Suedinë në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror për femra.

Sulmuesja e shtetit skandinav ka shënuar gol në minutën e 19-të, në triumfin 5-1 kundër Tajlandës.

Ky ishte goli i dytë deri tash për Asllanin në këtë botëror. Ajo realizoi edhe ndaj Kilit në xhiron e parë në fitoren 0 me 2.

Suedia aktualisht është në vendin e parë me gjashtë pikë, tre më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për paraqitjet e shkëlqyeshme, Kosovarja është zgjedhur lojtarja e ndeshjes nga ‘FIFA Women’s World Cup’.


Të ngjashme