Sukses historik për boksin kosovar, Donjeta Sadiku siguron medaljen botërore

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Donjeta Sadiku ka arritur sukses historik për boksin kosovar të hënën pasdite. Ajo ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror për seniore që po mbahet në Stamboll.

Është kjo medalja e parë serioze për boksin e pavarur kosovar në nivelin e të rriturve. Donjeta kishte suksese te të rejat, por për herë të parë ka fituar medalje në kampionate në nivelin senior.

Medalje në Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane kanë fituar edhe boksierët e gjeneratës së artë, në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar duke përfaqësuar Jugosllavinë.

Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu. Fitoi 5:0.

Të ngjashme