Sukseset dhe dështimet e përforcimeve të AC Milan në testin e parë

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 11:29 | Nga

Milan e ka zhvilluar ndeshjen e parë kundër një ekipi të fortë të martën duke e nisur me humbje 3:1 përballë Borussia Dortmundit.

Calciomercato ka dhënë vlerësimin e përforcimeve të AC Milan që u paraqitën në këtë takim.

Ka impresionuar qysh në lojën e parë mesfushori Franck Kessie, duke u treguar zgjuarsi taktike, pozicionim të duhur dhe lëvizje të mira kur ekipi e kishte topin.

Për dallim prej sfidës me Luganon, kësaj Mateo Musacchio tregoi se është i fortë fizikisht, ka sens pozicionimi dhe ndërhyrje fitimtare.

Ricardo Rodriguez përballë një kundërshtari të vështirë si Dembele, me të cilin nëse merret në përgjithësi mund të thuhet se ishin të barabartë. E pastroi situatën në disa momente vendimtare, ndërsa pika e tij e fortë mbetet kur ekipi e ka topin – nuk gabon pothuaj asnjëherë.

Dështimet e kësaj ndeshje janë vlerësuar Hakan Calhanoglou dhe Fabio Borini.  Sulmuesi u angazhua shumë por ishte tejet kofuz dhe nuk bindi se mund të jetë rezerva e parë e sulmit të ekipit. Ndërka Calhanoglou, edhe pse bëri disa veprime të mira, nuk kënaqi me lojë për atë që vlerësohet më shumë si pasojë e përgatitjes ende jo të duhur fizike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme