Suksesi i Adelinës me shoqe në Botëror

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Në një botëror, ku paraqitja e Kosovës bëri bujë për arsye politike, ishte përfaqësuesja e femrave që u dallua me rezultatin e arritur. Bëhet fjalë për kampionatin botëror të karatesë që javën e kaluar u mbajt në Madrid, e në të cilin Kosovës nuk iu lejuan simbolet.

Kosova mori pjesë me 13 karateistë në botëror, ndërsa vendi i shtatë i përfaqësueses së karateistëve ishte bindshëm rezultati më i mirë. Në krye të përfaqësueses këtë herë ishte karateistja e re Adelina Rama, që bashkë me shoqet e saj arritën rezultat që u vlerësua lart nga Federata e Karatesë e Kosovës.

Rama garoi edhe në konkurrencë individuale, ndërsa u rendit e 11-a në kategorinë deri 61 kilogramë, ndonëse nuk pati fitore në dy luftëra. Garues të tjerë arritën deri në dy-tri fitore e disa u ndalën në luftërat e para po ashtu. Dhe në një kampionat ku garat individuale nuk ishin shumë të suksesshme për Kosovën, u vlerësua vendi i shtatë i përfaqësueses së karateisteve.

Përfaqësuesja e karateisteve nisi me fitore ndaj Guatemalës (2:0). Më pas fitoi 2:1 ndaj Taipeit. Me 2:0 Kosova fitoi edhe ndaj SHBA-së, ndërsa më pas u ndal nga Japonia që shkoi në finale. Në repesazh Kosova pësoi 2:0 nga Irani dhe kështu u rendit e shtata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme