Suksesi i skuadrave nga qytetet ku tash e një dekadë po punohet në palestra

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 09:27 | Nga

Të dielën prej orës 13:00 në palestrën “Adem Jashari” në Klinë është dashur të nisë ndeshja e Superligës A të Kosovës në hendboll për femra ndërmjet Istogut e Shqiponjës së Gjakovës.

Ndeshja ka nisur vetëm pas orës 14:00, ndonëse të dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes ishin me kohë para palestrës, shkruan Koha Ditore.

Ishin përgjegjësit e palestrës në Klinë, në të cilën Istogu po i luan ndeshjet si vendas, që nuk hapën derën me kohë. Dhe përgjegjësia që ndeshja nuk nisi me kohë i takon skuadrës vendase, në këtë rast Istogut.

Jo rrallë Istogu përballet me telashe të kësaj natyre, telashe që vijnë për mungesë të palestrës në qytetin e Istogut. Istogu është prej ekipeve më të mira të hendbollit të femrave në vend, por mungesa e palestrës po e penalizon. Kështu thotë trajneri Faruk Shala, që thuajse i vetëm merret me klubin. Pos Istogut janë edhe dy klube tjera që këtë edicion po paraqiten me sukses dhe që nuk kanë palestër të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme