Sule arrin marrëveshje me Dortmundin

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Bundesligës Borussia Dortmund ka nënshkruar me gjermanin Niklas Sule (26) për sezonin 2022/23.

Qendërmbrojtësi 1.95 metra i gjatë është aktualisht ende te FC Bayern Munich. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2022.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm të nënshkruanim me Niklas Sule dhe ta mbajmë atë për katër vjet”, thekson drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc.

Sule, i cili e filloi karrierën e tij në Bundesligë në TSG Hoffenheim, ka luajtur 213 ndeshje të Bundesligës (12 gola, 6 asistime), 32 ndeshje në Champions League (1 gol) dhe 37 ndeshje për kombëtaren gjermane (1 gol) gjatë karrierës së tij.

Ndërsa fitoi UEFA Champions League me Bayern Munich në 2020.

Të ngjashme