Sulmi i frikshëm i Juventusit me Harry Kane në formacion

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, i cili do të ndërtonte një partneritet të frikshëm me Cristiano Ronaldon në sulm.

Gazeta Tuttosport ka raportuar se Maurizio Sarri e konsideron futbollistin anglez si përshtatje të përsosur për CR7 në fazën ofensive, ashtu siç e kishte Karim Benzeman te Real Madridi.

Në ndërkohë, treshen e frikshme të sulmit do ta kompletonte Paulo Dybala, i cili ka nisur bisedimet me kampionin italian për kontratë të re pesëvjeçare.

Kane ka kontratë me Spursat deri në vitin 2024, mirëpo pas një tjetër sezoni pa trofe, klubi anglez do ta ketë të vështirë ta mbajë 26-vjeçarin.

Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar, është një tjetër shënjestër e Juves, si alternativë nëse dështon transferimi i Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme