Në një ndeshje futbolli të zhvilluar të dielën në Vushtrri, është sulmuar gjyqtari i takimit.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ku dhe personi i dyshuar është arrestuar nga policia, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.