Sulmuesi Abraham vendos të largohet nga Chelsea

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Tammy Abraham ka vendosur të largohet nga Chelsea. Sulmuesi anglez, nuk është në planet e trajnerit Thomas Thuchel.

23-vjeçari nuk do të nisë bisedimet me klubin londinez për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesit anglez, kontrata me londinezë i skadon në vitin 2023.

Sipas mediave në Ishull, Abrahami dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Interesim për sulmuesin anglez kanë shprehur skuadra si Tottenhami, Milani dhe West Hami.

Këtë sezon, Abrahami ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Të ngjashme