Sulmuesi arrin marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Luis Suarezi është pranë transferimit te Juventusi. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit dhe Suarezi kanë arritur marrëveshje.

“Zonja e Vjetër” i ka ofruar sulmuesit uruguaian kontratë trevjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. 33-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën dhe nuk do ta vazhdojë atë, transmeton KOHA.

Madje, sulmuesi thuhet se ka kërkuar nga klubi ta lirojë për të kaluar tek ekipi italian. Edhe trajneri Roland Koeman i ka bërë të ditur Suarezit se mund të largohet. Sulmuesi uruguaian është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, kur u transferua nga Liverpooli për 81 milionë euro.

Të ngjashme