Sulmuesi në superformë e ka humbur të drejtën të luajë për Kosovën

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Dy supergola ka realizuar për IFK Mariehman të mërkurën mbrëma sulmuesi kosovar Albion Ademi. 21-vjeçari vetëm ka konfirmuar formën e lartë që po e kalon. Në fakt ai është bindshëm futbollisti më efikas shqiptar i momentit.

Ademi ka 12 gola e tri asistime në 13 paraqitje në kampionatit e Finlandës, Veikkausliiga. Është i pandalshëm te IFK Mariehamn, ku është transferuar në fillim të vitit, me synime solide: të luante rregullisht dhe të realizonte dhjetë gola. Synimet i janë rritur e po ashtu po rritet interesimi për Ademin. Vrullshëm madje.

Ai ka kontratë vetëm deri në fund të vitit me IFK Mariehamn. Në këtë klub po bëhen gati për një transferim të kosovarit. Vetë Ademi ka treguar se interesimi për të po rritet. Së fundi njëra prej top-skuadrave kroate e ka kërkuar.

“Po kaloj formë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Po, ka interesim. Po interesohen skuadrat më të mëdha të Finlandës, por edhe skuadra nga vende të tjera. Nga Kroacia ka pasur interesim së fundi”, ka theksuar Ademi për kohen.

Ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht në kampionatin finlandez.

Mariehamni tashmë ka angazhuar një lojtar që do të luante në pozitën e Ademit, nëse sulmuesi i krahut largohet.

“Ka pasur shumë interesim për Albionin. Por nuk kemi presion shtesë për këtë çështje. Në shumicën e vendeve evropiane afati kalimtar nuk mbyllet deri në tetor”, ka thënë drejtori i IFK Mariehamn, Peter Mattsson.

Në klubin finlandez do të shqyrtojnë të gjitha ofertat, nuk do ta pranojnë të parën. Që klubi ta pranojë ofertën, duhet të jetë i kënaqur edhe Albioni me vendin dhe me skuadrën, ka thënë . Kjo lë të kuptohet se Ademi me shumë mundësi do të transferohet në ndonjë klub jashtë Finlandës. Bilanci i golave është “reklama” më e mirë e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme