Sulmuesi në superformë refuzon Kosovën, po e pret Zvicrën

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kemal Ademi është njëri prej sulmuesve shqiptarë në formën më të lartë. 23-vjeçari i Baselit ka arritur t’i shënojë 6 gola në gjashtë paraqitje në elitën e futbollit zviceran.

Kjo formë e shkëlqyeshme e tij ka rënë në sytë e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe selektorit Bernard Challandes, i cili është zviceran, dhe e monitoron shumë mirë kampionatin e vendit të tij.

Andaj, Challandes qe një kohë i ka nisur përpjekjet për ta afruar kosovarin e lindur në Gjermani në Kombëtaren e Kosovës.

Ai e ka ftuar Ademin për dy ndeshjet e tetorit që Kosova do t’i zhvillojë ndaj Gjibraltarit dhe kundër Malit të Zi. Por, siç raporton Indeksonline, Ademi e ka refuzuar ftesën nga Kosova, në pritje të një ftese nga Kombëtarja e Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme